Ali Ahmeti: Shqiptarët më krenarë se kurrë, kanë 8 ministra në qeveri
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një konferencë për mediat, ka vënë në dukje arritjet e Bashkimit Demokratik për Integrim në 100 ditët e para të qeverisjes së re me VMRO-në.

Ahmeti tha se më datë 27 prill qytetarët shqiptarë i kanë dhënë besimin BDI-së si kurrë ndonjë partie politike shqiptare në Maqedoni.

Ai theksoi se kjo votë e fuqishme i ka mundësuar BDI-së të ketë në parlament 20 deputetë dhe shqiptarët të kenë 8 ministra.

“Më 27 prill, qytetarët në Maqedoni u përcaktuan që ta përkrahin Bashkimin Demokratik për Integrim me shumicë absolute dhe me rekord të votave. Kjo votë e fuqishme na mundësoi 20 mandate në Kuvendin e Maqedonisë dhe 8 Ministra në Qeverinë e vendit që paraqet herën e parë që një parti shqiptare siguron këtë numër të deputetëve dhe të ministrave”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti shtoi se kryefjala e BDI-së mbetet integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori