Ali Ahmeti: Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë vullnet për ridefinim të kufijve
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se shqiptarët nuk duan të destabilizohet Maqedonia dhe s’kanë as vullnet për ridefinim kufijsh, e cila ishte ofruar në vitin 2001.

Ahmeti ka shtuar se për shqiptarët me rëndësi është të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit.

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratim të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror mirëpo gjithësecili”, tha Ahmeti për Alsat-M.

Sipas tij, tashmë jetojmë në kohë të reja dhe nuk ka nevojë për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë në vitin 2001 na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas sepse duhet dëbime, duhet shpërngulje të ndryshme të bëhen, nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, tha Ahmeti. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2015, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori