Ali Ahmeti prihet në besë nga kryeprokurori Jovevski?
Kryeprokurori i Maqedonisë, Jovevski edhe pse u zgjodh me votat e BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë punon pandërprerë që kuadrot shqiptare në Prokurori Republikane dhe asaj të Shkupit të mos avancohen, por të diskriminohen si në kohën e ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Portali Amerika-Radio mëson se emërimin e kuadrove shqiptare në Prokurori në bazë të konkursit të fundit e pengon kryeprokurori Jovevski në bashkëpunim me ish kryeprokurorin i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevskin.

Gjithashtu ky portal mëson se Joveski më ka vendosur që shef në sektorin për krim të organizuar të emëroj një kuadre të VMRO-DPMNE-së, Gordana Smacovska . Kjo e fundit ka qenë bashkëpuntorja ngushtë e Gordana Geshkovskës e cila e ka inskenuar rastin “MONSTRA” ku 5 fëmijë u vranë, ndëra 5 shqiptarë të pafajshëm u dënuan me burgë të përjetshëm.

Por Joveski ka vendosur që shef në Prokurorinë e Lartë në Shkup të emëroj Aziz Shaqirin, për shkak se Shaqiri nga Haracina e Shkupit ka mbështetje apsolute nga LSDM-ja dhe kryeministri, Zoran Zaev.

Për këtë pozitë, BDI si favorit e ka Lejla Kadriun nga Tetova, e cila që në themelimin e Prokurorisë Speciale në Maqedoni para 2 viteve , u dëbua me arsyetimin se Kadriu mund të mbante anën e funksionarëve të BDI-së dhe ti informonte fshehurazi për dosjet dhe akuzat e tyre në procedurën parahetimore.

Joveski deri më tani asnjë person të kabinetit të kryeprokurorit Marko Zëvelski nuk e ka ndërruar, kjo nënkupton se LSDM dhe VMRO-DPMNE punojnë në formën më të përsosur dhe nuk kanë prioritet që të zgjedhin kuadro profesinale dhe pa bagazhë politikë të cilën e kërkonte vazhdimisht, Ambasadori amerikan, Xhes Bejli dhe ambasadori

Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur dje(20 qershor) ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit.

Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera.

Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë.

Emërime të reja të janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka pasur zgjedhje të prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori në Kavadar.


Shtuar më 21/06/2018, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori