Ali Ahmeti preferon një profesor të nderuar për president (FOTO LAJM)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka treguar se cili është kandidati maqedonas të cilin partia e tij do ta përkrahte në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Republikës së Maqedonisë, që do të mbahen në maj të viti të ardhshëm.

Ahmeti ka deklaruar se ish-diplomati dhe profesori universitar Denko Maleski i plotëson të gjitha standardet për të qenë president i ardhshëm i shtetit.

“Për emrat akoma nuk është biseduar, por unë mendoj se Denko Malevski është profesor i nderuar dhe që plotëson të gjitha standardet”, tha Ali Ahmeti.

Vitin e ardhshëm, Maqedonia duhet të zgjedh presidentin e saj, pasi atij aktual Gjorge Ivanov i skadon mandati në këtë funksion.

Denko Maleski është ministri i parë i Punëve të Jashtme dhe profesor i rregullt në Fakultetin Juridik në Shkup.


Shtuar më 28/11/2018, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori