Ali Ahmeti për Osman Zhitinë: Burra si ti i kanë hije Kosovës
Lideri i BDIsë Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit Afrim Zhitia, i cili ndrroi jetë sot.

“Me pikëllim të thellë mësova që axha Osman na paska lënë.
Burrë zakoni, burrë që na mbante gjallë frymën e rezistencës, burrë që na qëndroi pranë dhe na inkurajoi në çdo hap, babë i Afrim Zhitisë, e shok i çdo veprimtari e luftëtari.

Axha Osman, burra si ti e bënë Kosovën, burra si ti i kanë hije Kosovës, burra si ti lënë gjurmë të pashlyeshme.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës bac! Ngushëllime të sinqerta familes, miqve e dashamirëve” shkruan Ali Ahmeti.
Shtuar më 02/07/2020, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori