Ali Ahmeti ngushëllime për "nënën e UÇK-së"
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij, pas ndarjes nga jeta të Drita Bushatit, të njohur si Nënë Drita, adhuruesja dhe mbështetëse e UÇK-së.

"Më lejoni ju lutem të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bushati për këtë humbje jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ne. Nëna Drita Bushati me përkujdesjen e saj prindërore për të gjithë ushtarët e UÇK-së na lehtësoi veprimtarinë tonë të vështirë, por edhe mungesen e përkëdheljes prindërore në momente të ndërlikuara gjatë luftës", thuhet në telegramin e Ahmetit.

Ahmeti theksoi se ngsuëhllimet ia ka përcjellë me shumë respekt dhe nderim të birit të nënë Dritës, ambasadorit aktual të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushatit. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori