Ali Ahmeti nga Haraçina: BDI është historia e shqiptarëve, mos u hidhëroni nga ata që na ofendojnë
Ali Ahmeti
Kryesia dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit në Studeniçan, kanë marrë pjesë në hapjen e shtabit të kësaj partie në Haraçinë.

Pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë, Ali Ahmeti mes tjerash tha:
“Unë nuk erdha këtu për të shpalosur platformën e BDI për zgjedhjet e 11 dhjetorit, por kam ardhur që të jem pjesë e kësaj ngjarje dhe të ndaj edhe përgjegjësitë, por njëherësh edhe kënaqësinë që haraçinasit mblidhen në numër kaq të madh vetëm për hapjen e shtabit për të dalë në mejdan të burrave gjatë zgjedhjeve.

Ju keni dëgjuar zëra të ndryshme se ne duhet të braktisim qeverinë.
Është shumë lehtë të dalësh nga loja, por qëllimi është të jesh pjesë e saj për të zgjedhur probleme.

Ne na intereson stabiliteti, siguria e shqiptarëve.

Ne nuk jemi frikacakë për t’u ikur situatave, por jemi të denjë të përballemi me gjithsecilin.

Suksese dhe një lutje:

Mos u hidhëroni për ata që na ofendojnë, se ne jemi të mëdhenj. Unë nuk jam si ata gjeldetat që frikësohen nga shkopinjtë.

Ne nuk kemi qenë asnjëherë frikacakë dhe asnjëherë s’do jemi. BDI është historia e shqiptarëve,” përfundoi Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori