Ali Ahmeti nesër në Kosovë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pritet që nesër të nisë një vizitë zyrtare në Prishtinë me ftesë të zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari, Ali Ahmeti në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga deputeti dhe Shefi i Kabinetit të tij Grubi si dhe Kryetari i Komunës së Likovës Duraku.

Pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë Ahmeti të takohet dhe me Kryeministrin e Kosovës Mustafa, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Gjithashtu kreu i BDI-së, është i ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën: "Çfarë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin?". /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori