Ali Ahmeti në Zhelinë: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët!
Ali Ahmeti ka mbajtur tubimin e pritshëm në Zhelinë. Ai ka prezantuar përpara banorëve të kësaj komune platformën politike me moton "Bashkë më mirë. Bashkë për të ardhmen. Bashkë në Evropë".

Kryetari dhe njëkohësisht kryesues i listës zgjedhore numër 6 u shpreh se ndihet i kënaqur që shqiptarët e mbështetën idenë e BDI-së për president konsensual në raund të parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Evropa ka filluar si një ëndërr, vazhdoi si një ortek dhe sot për ne është një ideal, dhe ky ideal është i njerëzve që duan të jetojnë të lirë, në demokraci të mirëfilltë", tha Ahmeti.

Lideri i BDI sqaroi më tej se partia që ai drejton kërkon një Maqedoni më të mirë dhe ku çdo qytetart të ndihet me të drejta të barabarta.

"Ne duam që ky vend të jetë i gjithëve dhe me këtë duam që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për proceset integruese", u shpreh më tej Ahmeti.

Në fund të fjalës së tij, Ali Ahmti potencoi se vota e shqiptarëve për BDI-në vendos themelet e plotësimit të të drejtave të tyre. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori