Ali Ahmeti në Saraj: Shqiptarët përkrahën fuqimisht idenë tonë!
Ali Ahmeti tha nga Saraj se shqiptarët e përkrahin fuqimisht idenë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ky është sinjali i parë që BDI është partia që mbron më së shumti interesat e shqiptarëve.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen për kauza madhore dhe se në zgjedhjet e së dielës u dha sinjali më i qartë se në ide të mëdha shqiptarët dinë të bëhen gjithnjë bashkë.

“13 prilli për shqiptarët ishte një plebishit dhe vendim i rëndësishëm. Më 27 prill kemi votim për kandidatë për deputetë dhe lista për president. As njërin kandidat e as tjetrin s'duhet ta votojmë, sepse shqiptarët kanë përfaqësuesit e tyre politikë. Kjo ide është si ortek dhe nuk ka forcë që ta ndalë", nënvizoi Ahmeti.

Lideri i BDI theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim do të respektojë dhe do të bëjë maksimumin për të përfaqësuar si duhet këtë votë plebishitare. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori