Ali Ahmeti, në Kosovë për homazhe martirëve të kombit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Kosovë për të nderuar personalitete dhe data nga e kaluara kombëtare.

Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë.

Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaçi, Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare, njofton INA.

Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaçi e Fazli Veliu kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori