Ali Ahmeti në Hasanbeg: Kam përmbysur një Jugosllavi
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur tubimin e rradhës në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Qytetarëve të tubuar iu drejtuan krerët e partisë si dhe kandidatët për deputetë në Njësinë nr. 2.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha para të pranishmëve se BDI është ajo forcë politike që mund të jetë pozitë dhe opozitë, kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

“Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti – tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat. Ne kemi nevojë për një front shumë më të fortë, dy parti le të jenë, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur, e jo opozitë që merret me përralla dhe shpifje ditore", tha Ahmeti.

Ai më tej u shpreh se vetë ai ka përmbysur regjimin e një Jugosllavie të tërë dhe nga kjo pikëpamje mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve do të isht gjëja më minimale që BDI mund të bëjë. /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori