Sot rrëzohet me shpërthim të kontrolluar banesa 6-katëshe në Unazën e Tiranës
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me shpërthim të kontrolluar një banesë gjashtëkatëshe. IKMT njofton se objekti që do të rrëzohet ndodhet në Lotin 3 të Unazës së Tiranës.

Shpërthimi do të bëhet në orën 11.00 ndërsa në trupin e objektit janë hapur 200 furnela dhe do të përdoren 3 kg lende plasëse, c4.

Njoftohet se objekti është i shpronësuar, me vendim për interes publik dhe se janë marrë të gjitha masat për të mos pasur dëme anësore.


Shtuar më 18/06/2020, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori