Kryetari i BDI-së, Ali
Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me moszgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
Gjatë takimit me delegacionin e shteteve të Beneluksit, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut,
Ahmeti vlerësoi se
moszgjidhja e emrit prej kaq shumë kohësh i shton
tensionet etnike në vend.
Sipas Ahmetit, duke qenë se nuk është zgjidhur emri, ka një mungesë status-quoje në vend dhe nga kjo rrjedhin
tensionet etnike.
Ai nxiti dhe opozitën që të kthehet në Kuvend, me qëllim që të përfaqësojë qytetarët që e kanë votuar.
Ndërsa, mbështeti ligjin që dënon qytetarët e Maqedonisë të luftojnë jashtë shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014,
ora 16:28