Grabitja e 40 mijë eurove në Astir, zbardhet ngjarja: Shpallet në kërkim autori, në pranga bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 24 bqershor në Unazë të Re, ku një shtetas nën kërcënimin e armës vodhi 40 mijë euro.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Round” u identifikua dhe shpall në këkrim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sakaq, është arrestuar një person tjetër, i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Policia bën me dije se u shpall në kërkim shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.06.2023 09:21