Ali Ahmeti mbërrin në Prokurorinë Speciale
Ali Ahmeti dhe Artan Grubi
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me shefin e kabinetit tij, Artan Grubi, ka arritur në Prokurorinë Speciale Publike.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ahmeti është thirrur si dëshmitar për rastin “Kosmos”.

Pritet që Ali Ahmeti të jap prononcim për gazetarët pasi të përfundojë dëshminë ne Prokurorine Speciale.

Rasti “Kosmos” lidhet me prishjen e ndërtesës së afaristit Fiat Canvoskit. Sipas pushtetit, Inspektorati i ndërtimit ka përcaktuar se objekti i ndërtuar ka qenë një metër e gjysmë më i lartë nga parashikimi i projektit. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori