Ali Ahmeti: Marrëveshja Prishtinë-Beograd, paqe dhe stabilitet në Ballkan
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti përshëndet marrëveshjen e arritur ndërshtetërore në Bruksel midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të garantuar nga Bashkimi Evropian.

"E vlerësojmë arritjen e marrëveshjes si një hap të rëndësishëm i cili do të hap perspektiva të reja jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Kjo arritje e madhe, përveç njohjes së realitetit të ri në rajon nga ana e Serbisë dhe nismës së mirë për pajtim të tërësishëm të Ballkanit në një vit simbolik të 100 vjetorit të luftërave Ballkanike, solli edhe një shtytje të madhe për rajonin drejt integrimit EuroAtlantik që do të mundësoj paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri si dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët", thuhet në kumtesën e BDI-së.
Shtuar më 20/04/2013, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori