Ali Ahmeti kundërshton idenë e federalizimit të Maqedonisë
Ali Ahmeti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili është në koalicion qeveritar me partinë e kryeministrit Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE, në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë, ka deklaruar se federalizimi i Maqedonisë është punë e vështirë për t’u bërë. Kjo për shkak të specifikave të veçanta që ka ky shtet dhe karakterit demografik brenda tij.

Ahmeti e ka kundërshtuar idenë e disa subjekteve shqiptare atje që shteti i Maqedonisë të ndahet në dy entitete, si njësi federale me baza etnike./Albeu.com/
Shtuar më 25/05/2016, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori