Ali Ahmeti kujton Skëndërbeun
Sot më 17 janar kujtohet data e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka kujtuar datën e lindjes së heroit me një fotografi ku paraqitet statuja e Skëndërbeut.

"Një popull vlerësohet jo për nga ajo se sa figura historike ka në gjirin e vet, por për nga mënyra se si i kujton dhe trajton ato. Pa dyshim, Gjegj Kastrioti Skënderbeu zë vendin më të merituar ndër figurat tona më të rëndësishme kombëtare dhe ne e përkutjojmë kryetrimin tonë sërish sot, në përvjetorin e 548 të vdekjes së tij.Lavdi.", shkruan Ahmeti.

Një nga komentet poshtë fotos të postuar nga Ahmeti, thotë se "po të ishte gjallë Skëndërbeu, me siguri që nuk do të gëzohej nga gjendja ku ndodhen shqiptarët sot në Maqedoni". /Albeu.com/


Shtuar më 17/01/2016, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori