Ali Ahmeti: Kemi ndërtuar historinë moderne të shqiptarëve
Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur një tubim në Tetovë, ku lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, tha se nuk ka rrugë tjetër për shqiptarët përveç NATO-s dhe BE-së, që sipas tij, vazhdon të jetë mision i partisë që ai drejton, BDI-së.

Ahmeti gjithashtu tha se nuk ka dyshim se BDI-ja edhe në këto zgjedhje do jetë fituese.

Sipas tij, BDI është partia e cila ka ndërtuar historinë më moderne të shqiptarëve, dhe me këtë rast u kërkoi të gjithë atyre që janë kundër BDI-së, që, siç tha ai, të kthehen në rrugë të mbarë, në rrugën e BDI-së.

“Me kalimin e kohës BDI vetëm se organizohet edhe më mirë, vetëm se forcohet edhe më shumë.

BDI ka lindur nga njerëz që kanë dhënë shumë ndër gjenerata, prandaj sa herë që organizohen zgjedhje BDi del më e fortë se herën e kaluar.

Prandaj këto zgjedhje të gjithë mobilizohemi, të gjithë të organizohemi. Prandaj edhe të gjithë ata që nuk janë me ne, t’i bëjmë me ne, t’i bëjmë me misionin, t’i bëjmë pjesë e historisë, se vërtetë kemi ndërtuar historinë më të re, historinë moderne të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Prandaj, mos të hezitojmë, mos të ngurojmë, të gjithë besimin t’ua kërkojmë, sepse vërtetë gjurmë të mëdha kemi bërë dhe gjurmë të mëdha do të lejmë.

Sypatrembur, pa na u dridhur qerpiku, edhe ata që s’janë me ne, ka shumë, duhet t’i bindim, le të kthehen në rrugë të mbarë”, deklaroi Ahmeti në Tetovë. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2016, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori