Ali Ahmeti: "Jo" e Skocisë, triumf i demokracisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Londra mbetet mbështetëse gjithnjë e më e madhe e procesit të integrimeve evropaine të Maqedonisë.

Kështu u tha gjatë një takimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zhvilloi me drejtorin e Ministrisë së jashtme britanike për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin, Ouen Jenkins.

Ky takim u zhvillua në rezidencën e ambasadorit britanik në Shkup, Charles Garet, ndërsa në fokus ishin zhvillimet politike në vend dhe procesi i evrointegrimeve.

“Kjo do të mundëson uljen e tensioneve ndëretnike, por edhe zhvillimin ekonomik, stabilitiet dhe siguri. BDI është partnere e komunitetit ndërkombëtar në arritjen e standardeve evropiane dhe kjo do të ndodh gjatë zhvillimit të negociatave me BE, ndërsa NATO mund të shëndërohet ne realitet menjëherë, sapo të arrihet kompromisi me Greqinë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ali Ahmeti ka uruar britanikët me këtë rast për faktin se Skocia i tha "Jo" një pavarësie të mundshme nga Britania e Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori