Ali Ahmeti i shqetësuar për çështjen e emrit
Ali Ahmeti
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, shprehu shqetësimin për ngadalësinë e integrimit të Maqedonisë.

Ngelet gjithmonë pengesa e emrit nga ana e Grqisë, ajo që nuk lë Maqedoninë të përparojë drejt integrimit, theksoi Ahmeti.

Por, edhe përkundër këtyre mesazheve të përsëritura, zyrtarët maqedonas në Shkup, nuk shprehen të gatshëm të bëjnë kompromis me Greqinë. Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi thotë se "është përpjekje serioze dhe mbase më seriozja deri më tani për të bërë përpjekjen e fundit për t'i lëvizur gjërat përpara sa i përket proceseve euro-integruese për Maqedoninë.

Vizita e delegacionit të BDI-së në Bruksel vjen në kohën kur dy ministra maqedonas të qeverisë, thuajse të sinkronizuar, dhanë idenë se do të kërkojnë që vendi të vazhdojë rrugën e integrimeve me emrin e tanishëm Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë. Këtë e thanë në Uashington ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski gjatë takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, por edhe ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski gjatë një takimi me homologun e tij gjerman, Guido Vestervele.

Vizita e Ali Ahmetit në Bruksel zhvillohet thuajse një muaj para raportit të BE-së për përparimin e Maqedonisë dhe para samitit të NATO-s, kur Maqedonia do të duhet të kishte bërë përparime në negociatat për emrin me Greqinë. Pas deklaratave të ministrave maqedonas, integrimet duken të largëta.
Shtuar më 08/10/2010, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori