Ali Ahmeti flet për vizitën me zyrtarin amerikan
Zëvendës ndihmës-sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker është duke realizuar takime me krerët politikë dhe institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin ndërmjet ndihmës-sekretarit të SHBA-së, Filip Riker dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, siç deklaroi ky i fundit është biseduar për procesin e realizimit të reformave në fushën e gjyqësorit dhe për zgjedhjet presidenciale.

“Shprehu gatishmërinë për përkrahje të plotë edhe më tej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos sa u përket reformat në gjyqësor, sundimit të ligjit, edhe mbi zhvillimet në rajon”, tha Ahmeti pas takimit me Rikerin.

Ahmeti njoftoi se ndihmës-sekretari i SHBA-së, Filip Riker, ka përshëndetur vendimin që në zgjedhjet presidenciale të 21-prillit, Stevo Pendarovski të jetë kandidat i përbashkët.

“Kanë qenë diskutim edhe zgjedhjet presidenciale, sigurisht se e përshëndeti hapin që është bërë për një kandidaturë të përbashkët, në instalimin e vlerave të reja në Republikën e Maqedonisë, që bashkërisht, në projektet të përbashkëta madhore të dalin shqiptarë dhe maqedonas”, tha Ahmeti.
Shtuar më 04/03/2019, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori