Ali Ahmeti duke votuar Ligjin e Gjuhës Shqipe
Pëlqej
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot votoi ligjin e gjuhëve ku zyrtarisht gjuha shqipe u bë zyrtare.

Me 64 vota pro dhe asnje kunder u votua ligji për gjuhët në kuvend.

Situata brenda kuvendit u tensionua kur kryeparlamentari hapi debatin për ligjin e gjuhëve.

Deputeti i VMRO-së Nikolla Gruevski u ngrit në këmbë dhe tentoi të godasë Xhaferin.

Gruevski i ka hequr kartelën Xhaferit dhe derdhi gotën me ujë në dokumentet e tavolinës së kryeparlamentarit.

Xhaferi dha 15 minuta pushim duke thënë: "Ky është kryetari i mëparshëm i VMRO-së". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori