GRIPI/ “S’ka rrezik për mishin dhe vezët”, Gjeci: Mbi 382 mijë shpendë të ngordhura

Në të gjithë vendin deri më tani kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve të paktën 382 mijë shpendë në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci e cila tha po ashtu se nga produktet e mishit të pulës dhe vezët nuk ka probleme nëse blihen nga operatorë të certifikuar dhe gatuhen në temperaturat e duhura.

“Nuk ka rrezik për mishin dhe për vezën që blini nga produkte të licensuara. Në faqet ëeb mund të gjeni të gjithë iformacionin e nevojshëm. Jane mbi 382 mijë shpendë të ngordhura,” ka thënë ajo.