Bllokoi foltoren e Kuvendit, përjashtohet nga seanca Gazment Bardhi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar  nga seanca deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Shkak është bërë bllokimi i foltores së Kuvendit, nuk u shprehur se nuk do të vijojë seanca sipas rendit të ditës, pasi Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet aty për interpelancë me të, siç ishte parashikuar.

 

Gazment Bardhi: Procedurë është. Kjo seancë ka një orë që është marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Ju duhet të ngriheni në lartësinë e detyrës. Rama mos fshihet pas Twitter, nëse ka gjëra për të thënë lidhur me këtë, të vijë.

Nikolla i heq fjalën: As kjo nuk është për procedurë. Konsiderohet që jeni tërhequr nga interpelanca, nuk pranoni ta zhvilloni me zonjën Spiropali. Nuk ua jap fjalën, ua dhashë. Nuk pranoni të zhvilloni interpelancën, nuk ka pse ta marrësh më fjalën. E sqaruat qendrimin tuaj mëse një herë. Vijojmë me pikën tjetër të rëndit të ditës.

Deputetët e opozitës i bien tavolinave: Turp, turp.

Ndërkohë që Nikolla i jep fjalën ministrit Niko Peleshi: Kryeministri ka deleguar, e sqaruam, nuk mund të rrimë gjithë ditën duke të sqaruar ty, nuk ke dëshirë të vazhdosh normalisht Kuvendin.

Bardhi afrohet tek ministri Peleshi dhe Garda e pengon.

Nikolla: Ju tërheq vërejtjen, jeni i përjashtuar nga seanca plenare kaq.


Shtuar 2.02.2023 12:09