Aleksandri i Madh mund të ketë vdekur nga vera
Pëlqej
Më shumë se 2.000 vjet pas vdekjes të prijësit më të madh të të gjitha kohërave, Aleksandrit të Madh, ka akoma një mister se përse vdiq ai në moshën 32-vjeçare.

Aleksandri, që mpsohti persianët e fuqishëm e të frikshëm dhe pushtoi më tepër se gjysmën e botës, besohet të ketë vdekur nga vera.

Toksikologët dhe ekspertët e historisë antike të Universitetit të Otagos, në Zelandën e Re, që kanë kryer studimin në bashkëpunim me Universitetin e Birmingemit, besojnë se shkak i vdekjes së Aleksandrit të Madh është bërë konsumimi i një vere që përmbante përbërje toksike nga një lule e bardhë, e quajtur ‘Veratrum album’, e cila në Babiloni, ku edhe ndërroi jetë Aleksandri në vitin 323 para erës sonë, përdorej nga vendasit në sasi të vogla me besimin se mund të largonte demonët.

Mirëpoo, kjo lloj vere shkaktonte edhe të vjella Duke u nisur nga kjo, dhe nga të dhënat lidhur me vdekjen e Aleksandrit të Madh të shkruara nga historiani i lashtë grek Diodorus, i cili thoshte se ai u përfshi nga dhimbjet pasi piu një enë të madhe me verë në nderim të Herkulit, dhe faktit se vetë perandori, që qëndroi i sëmurë për 12 ditë me radhë para se të ndërronte jetë kishte shfaqur të njëjtat simptoma që shkaktonte lëngu i nxjerrë nga lulja toksike.

Studimit është publikuar në revistën “Clinical Toxicology”. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori