Manovra të rrezikshme me “Jet ski” pranë pushuesve, gjobitet me 10.000 lekë i riu nga Durrësi (VIDEO)

Policia e Durrësit ka gjobitur ditën e sotme shtetasin me iniciale E.T, 25 vjeç i cili po kryente me  “Jet ski” pranë pushuesve në bregdetin e Durrësit.

Mësohet se i riu po lundronte në një zonë të ndaluar kështu policia ka ndërhyrë duke bllokuar dhe shoqëruar në Port, mjetin lundrues, së bashku me drejtuesin e tij.

Gjatë kontrollit E.T nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe i vendosi të riut një gjobë prej 10.000 lekë të rinj.

Njoftohet se nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve./albeu.com

Njoftimi i Plotë:

Kreu manovra të rrezikshme me një mjet lundrues “Jet ski”, në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, në plazh, Durrës, duke rrezikuar pushuesit, Policia Kufitare e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar dhe shoqëruar në Port, mjetin lundrues, së bashku me drejtuesin e tij.

Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, shtetasi E. T., 25 vjeç, banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.
Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjthë ata shtetas që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.