Aleanca për shqiptarët takohet sot me LSDM-në
Përfaqësues të Aleancës për shqiptarët, pritet të takohen sot me përfaqësues të LSDM-së, ku pritet të diskutojnë për propozimin e ligjit për gjuhën shqipe.

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë bërë me dije se nuk kanë pranuar që të ulen në bisedime me OBRM-PDUKM-në dhe se në javën e ardhshme do të mësohet më shumë rreth koalicionit për qeverinë e re të Maqedonisë.

"Do të bisedojmë për nënshkrimet dhe platformën," kanë thënë nga Aleanca për Shqiptarët, transmeton "Telegraf". /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori