Aleanca për Shqiptarët: Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm ndaj gjuhës shqipe
Aleanca për Shqiptarët e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, duke thënë se "sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar."

"Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë.

Aleanca për Shqiptarët apelon që institucionet kompetente të marrin sa më shpejt masat për mbrojtjen e objektit, simbol i gjuhës shqipe si dhe të zbardhin të gjitha rastet vandale deri më sot.

Sulmet e këtilla të porositura, në këtë ditë feste për arsimin shqip, kanë vetëm një qëllim, të fshijnë edhe gjurmën e fundit nga Manastiri shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët dënon shumë fuqishëm aktet e këtilla barbare të cilët padyshim se janë të motivuara politikisht nga subjekte politike që një kohë të gjatë po bëjnë fushatë kundër gjuhës shqipe dhe kundër vetë shqiptarëve," thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori