Aleanca për Shqiptarët: E ardhmja e vendit tonë padyshim është integrimi në BE
Koalicioni “Aleanca për Shqiptarë” përmes një deklarate me shkrim, ka uruar shënimin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, duke thënë se e ardhmja e Maqedonisë është vetëm integrimi në Bashkimin Evropian.

“Në “Aleancën për shqiptarët” do të gjeni mbështetje të pa rezervë dhe partnerë të sigurt në aplikimin e vlerave dhe standardeve evropiane me qëllim plotësimin sa më të shpejt të kritereve të nevojshme deri në integrimin e plotë të vendit tonë me popujt e barabartë të familjes së gjerë Evropiane. Jemi të vendosur në synimin se barazia është vlerë universale, ndërsa vendosja e shtyllave të shtetit ligjor, gjyqësisë së pavarur dhe rritjes së standardit jetësor është domosdoshmëri e kohës dhe jetësimi i këtyre vlerave do të sjellë një të ardhme më të mirë dhe vlera të shtuara për Evropën e Bashkuar”, thuhet në letrën e Aleancës për Shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori