Aleanca për Shqiptarët-BDI-së: Mos i thyeni shtabet tuaja për të akuzuar të tjerët!
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm në shtabin e BDI-së në Sllupçan të Kumanovës.

Në një komunikatë për medie, ata kanë thënë se ky duket si një rast i inskenuar për të njollosur subjektet e tjera politike duke e "viktimizuar" veten, gjëtë cilën e kanë përdorur edhe zgjedhjet e kaluara.

"Aleanca për Shqiptarët distancohet nga të gjitha tendencat e qëllimshme dhe të paqëllimshme që kanë të bëjnë me incidente të fushatës dhe thyerje të shtabeve zgjedhore.

Njëkohësisht i bën thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve partiak që mos bien pre e këtyre provokimeve dhe të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor, duke kontribuar për një proces zgjedhor demokratik si dhe duke promovuar vlerat qytetare dhe demokratike të Aleancës për një fushatë të qetë, pa tension dhe pa luftë psikologjike.

Aleanca për shqiptarët i bën thirrje BDI-së të heq dorë nga këto tentime dhe manipulime parazgjedhore.

Edhe sikur vërtetë dikush të ju gjuaj me gurrë dhe të ju thotë se jeni të padëshiruar në vendbanimet tuaja, ajo nuk është faji i Aleancës për shqiptarët", thuhet në deklaratën për medie të Aleancës për Shqiptarët. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2016, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori