Aleanca për Shqiptarët takim në malësinë e Tetovës
Kandidati për kryetar komune nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës iu premtoi investime në rrugë, shkolla, ujësjellës si dhe rregullimin e shtratit të lumit.

"Kemi paraparë rregullimin e rrugëve në dinamik. Pasi ka nevojë si fshatë për infrastrukturë, dhe në disa pjesë ndërtimin e kanalizimeve besoj se janë investime modeste por të arritshme dhe të mundshme dhe kuptohet që gjatë mandatit katër vjeçar, me një menaxhim të ndershëm pa korrupsion dhe keqpërdorime, do të angazhohemi me domosdoshmëri për një problem siç është shtrati i lumit që bëri probleme dhe dashtë Zoti kurrë mos përsëritet, por ne duhet të jemi të përgatitur. Nuk duhet ti sanojmë problemet por duhet ti menaxhojmë ato"- deklaroi Adnan Neziri. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2017, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori