Aleanca për Shqiptarët nga Struga: “Plumbat” e 27 prillit do t’i përdorim më 15 tetor
Sonte në orën 00:00 përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadinë Selën, me tubimin e saj ndalon në qytetin e Strugës. ASH garon me kandidatin potencial, sipas tyre fitues do të jetë Sela.

Mijëra mbështetës nga shumë qytete janë të pranishëm në Strugë për t’a përkrahur Selën. Ai kërkon besimin nga qytetarët e Strugës për të vazhduar më tej me menaxhimin e komunës.

Të pranishmëve u është drejtuar zyrtari i ASH-së, Garib Kaba, profesori Aziri, kryetari i RDK-së, Hysni Shaqiri, Syrija Rashidi, Arben Taravari dhe mbështetës tjerë.

Hysni Shaqiri ka theksuar para simpatizantëve se ata që e vodhën lirinë, mos të lejojmë të vjedhin edhe fitoren në Strugë. Ai po ashtu ka theksuar se paqja dhe stabiliteti nuk arrihet duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve. Aliu, shtoi ai, në Strugë deklaroi se do ta fitojë Ziadin Selën. Ziadini nuk është armiku i Aliut, është vetëm kundërshtar politik.

Po ashtu para struganëve ka mbajtur një fjalim rasti edhe kandidati për Komunën e Gostivarit, Arben Taravari. Taravari tha se, nuk i përdorëm plumbat më 27 prill, por plumbat duhet t’i përdorim më 15 tetor.

Më në fund publikut i është drejtuar edhe Ziadin Sela, kryetari dhe njëherit kandidati i Aleancës për Komunën e Strugës. Ai ka thënë se Ramiz Merko nuk ka nevojë të tërhiqet se do të fitojmë. Ai ka thënë se u ka ngel pak moral dhe etikë kundërkanditëve që mos të garojnë sepse do të fitojnë.

Ai ka shtuar se, Ali Ahmeti në Strugë ka kërkuar mejdan me mua dhe unë i përgjigjem se mejdan u ke shpallur shqiptarëve në Strugë dhe ja mejdani i shqiptarëve është këtu.

Ai më tej ka theksuar se me paturpësinë më të madhe na kanë marrë paratë nga buxheti i shtetit për Komunën e Strugës. Sela më tej ka premtuar se pavarësisht pengesave, ai do të vazhdojë ta bëjë të bukur Strugën.

Ju nuk do të lejoni që Ramiz Merko dhe Armend Kadriovski të ngulfatë Strugën. Ai i ka lutur të pranishmit angazhim maksimal sepse dëshiron fitore maksimale. Sela ka akuzuar Merkon se nën hije punojnë për blerjen e votave, por ai ka theksuar se akoma nuk e kanë kuptuar se nuk shitet vota e Struganëve./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori