Chelsea tremb Milanin, anglezët vihen pas yllit të kuqezinjve

Mediat angleze raportojnë një interesim serioz të Chelsea për Rafa Leao.

Anglezët duan ta përfshijnë Zyiech në këtë tratativë shkëmbimi plus edhe një vlerë të konsiderueshme monetare.

Për Milanin është i pashitshëm, madje ata i kanë vendosur edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh.

Chelsea dëshiron të formojë një dyshe anësore sulmi me Sterling dhe Leao. Krahët e ekipit anglez do të bëheshin me të vërtetë shumë të frikshëm për kundërshtarët.

Edhe pse Milan e konsideron të pashitshëm, interesimi I bluve të Londrës mund të bënte sulmuesin portugez të ndryshonte mendim dhe të largohej./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 15:59