Aleanca për Shqiptarët, Kushtetuta e Re dhe ndryshimet në Preambullë në qendër të takimit
Me pjesëmarrje të dy kryetarëve Ziadin Sela dhe Vesel Memedi, në selinë e Lëvizjes për Reforma-PDSH në Tetovë, kanë vazhduar punimet e dy grupeve punuese në kuadër të Aleancës për Shqiptarët (RDK, LR-PDSH…). Gjatë takimit të sotëm është diskutuar për statusin juridik dhe kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni me çrast u vendos që të propozohet një Kushtetutë të Re, e cila do të parasheh që Maqedonia në të gjitha nivelet të ndërtohet mbi bazat e shtetit binacional të maqedonasve dhe shqiptarëve.

Kushtetuta e Re e Maqedonisë duhet të njohë dhe të përmend dy kombe shtetformuese, me të drejtë historike, politike dhe demografike mbi këtë republikë: shqiptarët dhe maqedonasit.

Kushtetuta e re do të barazojë tërësisht përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe me atë maqedonase, ndërkaq element i rëndësishëm i Kushtetutës së Re do të jetë decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit lokal në aspektin financiar, arsimor, kulturor, territorial (menaxhim me resurset natyrore nga bashkësia e vetqeverisjes lokale). /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2015, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori