Alarmohet Greqia nga "terrorizmi"
Pëlqej
Shteti grek është vënë në alarm, pasi dyshohet se në vend ka baza të grupeve radikale terroriste që jane potencial per te luftuar në Siri dhe në Irak.

Sipas mediave greke, policia dhe shërbimet inteligjente kanë identifikuar raste të elementëve që dyshohet se janë të lidhur me ekstremistët.

Autoritetet greke kanë mundur të kenë edhe një listë me emra personash, të cilët paraqesin rrezikshmëri.

Si pasojë e këtij alarmi, Greqia ka shtuar masat e kontrollit në kufirin me Turqinë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori