Al Jazeera për Lavdrim Muhaxherin: Ka tradhëtuar besimin e bashkëfshatarëve të vet
Pëlqej
Al Jazeera ka shkruar një artikull lidhur me grupet radikale si ISIS dhe dyshimit te funksionimin me pare te një vatre të tillë edhe në Kosovë.

Në këtë artikull, thuhet se veprimet e militantit të ISIS, Lavdrim Muhaxherit nuk janë pritur aspak mirë edhe nga bashkëfshatarët e tij në Kaçanik.

Gazetarja që ka përgatirur artikullin, citon një shok fëmijërie të Muhaxherit, Afrim Likën, i cili ka thënë se nuk do tia dijë më për Lavdrimin, pas veprimeve që po kryen në Siri.

"Ne si djem kemi shkuar që të vegjël në xhami dhe merrnim mësime atje. Nëpër xhami kurrë nuk kanë thënë të bëjmë veprime kriminale. Lavdrimi e ka tradhëtuar edhe fenë islame, pasi është bërë pjesë e grupeve terroriste", ka thënë shoku i Lavdrimit nga fëmijëria, Afrimi, transmeton Indexonline.

Ai edhe ka apeluar që të rinjtë kosovar të ndjekin rrugën e drejtë dhe të mos manipulohen në emër të fesë. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2014, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori