Akuzat e Zeqirit: AKE mijëra euro për ahengje
"Është skandaloze që Agjencia për komunikime elektronike (АKE) ka harxhuar 21.500 euro për aheng me bashkëpuntorët e saj nga vendet e jashtme, kur 45 % e popullatës jetojnë me 5 euro në ditë, kurse 14 % me 2 dollarë në ditë. Informacionet e mia thonë se për aheng janë angazhuar vallzuese, ketering futuristik, grup muzikor... Gjithë këtë do ta paguajnë qytetarët".

Këto kanë qënë akuzat e deputetit të RDK-së Izet Zeqiri në mbledhjen e Komisionit për transport dhe lidhje, njofton "PlusInfo".


Drejtori i AKE-së, Sasho Ordanovski, në mbrojtje të tij tha se AKE-ja e ka për detyrë që njëherë në vit t’i tubojë bashkëpunëtorët e saj nga vendet e jashtme ("Deutsche Telekom", "Telekom Slovenia", “"elekom Austria").

АКE përllogaritet si njëri ndër organet më të pasura rregullatore nga të gjitha agjencitë në Maqedoni, duke mbledhur qindra mijëra, e deri edhe miliona euro nga operatorët e telefonisë celulare dhe operatorët e tjerë për telekomunikime, në emër të taksave. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2013, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori