Aktori Jovanovski bënte thirrte për luftë, mohon se ka shkaktuar dhunë në Kuvend
Aktori Vllado Jovanovski, me anë të një postimi në Facebook, i ka mohuar akuzat se ka shkaktuar dhunë në Kuvendin e Maqedonisë dhe se nuk ka lënduar askënd, por vetëm ka ndihmuar të plagosurit.

"Nejse, kur para pak e hapa kompjuterin, ka çfarë të shoh. Tashmë më kanë dënuar "shokët" e fejsbukit. Më dënuan edhe të më djegin nëse mundet, pa dallim se unë nuk i kam bërë askujt asgjë.

As nuk kam lënduar askënd as nuk e miratoj dhunën. Nëse është mëkat që të ndihmosh të lënduar ose njeri të kolaboruar nga kaosi i përgjithshëm, në rregull.

Edhe nëse është mëkat ajo që në disa raste ju kam dhënë ujë policëve në derë dhe ajo është në rregull.

Ose nga ajo që u mundova atje të më dëgjojnë me apel të mos ketë dhunë. Si do që të jetë, vetëm te keqbërësit më gjuajtën, do ju tregoj vetëm të mos më gënjejnë mua, por vetëm ta gënjejnë veten", ka shkruar Jovanovski.

Aktori Jovanovski është në mesin e personave të cilvt kërkohen nga MPB-ja për sulmin e së enjtes në Kuvend.

Kujtojmë se ai ka bërë thirrje për luftë ndaj shqiptarëve rreth tre muaj më parë, gjë e cila shkaktoi reagimin e shumë qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2017, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori