Aktivistët e LSDM-së, festë me kallashnikovë në Haraçinë
Aktivistët e LSDM-së në Haraçinë po festojnë me kallashnikovë dhe mitrolezë. Shumë qytetarë janë tejet të shqetësuar sepse siguria nuk është në nivelin e duhur në këto momente.

Ata apelojnë deri tek organet kompetente që menjëherë të ndalohen të shtënat me armë sepse plumbat mund të godasin personat e pafajshëm, njofton Zhurnal.

Banorët e Haraçinës i bëjnë thirrje Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë masa emergjente që tani në fund të procesit zgjedhor të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 20:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori