Rama “mbrojti” hartën që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë, Berisha: Argat i Vuçiçit, e postonte vetë në 2019-ën

Kryeministri i vendit, Edi Rama justifikoi ditën e djeshme një hartë të paraqitur gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Turizmit. Në hartë shfaqej Kosova si pjesë e Serbisë.

Rama e gjeti fajin jo te shfaqja e kësaj harte, port e mediat që e denoncuan. Ai tha se Shqipëria nuk është Irani dhe se nuk mund të kontrollojë çdo prezantim që shfaqet në aktivitete të tilla.

Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzon Ramën se edhe vetë e ka postuar një hartë të tillë në vitin 2019. Përmes një reagimi në Tëitter, Berisha shkruan se “Argati i Vuçiç justifikoi hartën që e paraqet Kosovën pjesë të Serbisë.

Berisha: Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por me 19 nëntor të vitit 2019 postonte në facebook të tij këtë hartë!

Të pranishme në panel, gjatë prezantimit të Konventës së Turizmit ishin edhe ministret Kumbaro e Balluku të cilat me sa duket nuk u shqetësuan aspak nga skandali.

Ky sabotim ndaj Republikës së Kosovës ndodh në një moment kyç të historisë së Kosovës teksa krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë.

/albeu.com


Shtuar 6.04.2023 09:36