Aksion policor në Strugë, kapen 11 shtetase shqiptare
Pëlqej
11 shtetase të Shqipërisë që punonin ilegalisht janë arrestuar gjatë një aksioni policor në Veleshtë dhe Radolisht të Strugës, informon MPB.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të një aksioni policor në fshatin Veleshtë dhe Radolisht të Strugës janë arrestuar 11 shtetase shqiptare, për shkak të hyrjes ilegale dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Maqedonisë, njofton TetovaSot.

Ndaj tyre janë përgatitur padi të kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Strugë, ku ishin të parashikuar dënime për kundërvajtje.

Femrat përmes kalimin kufitar “Qafë thanë” janë rikthyer në Republikën e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori