Aksion policor në fshatin Malinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Maqedonisë, Ivo Kotevski pohoi se ka një aksion policor në fshatin Malinë të Kumanovës, dhe tha se nuk di më shumë se informatat jozyrtare se në këtë fshat që në orët e hershme të mëngjesit zhvillohet aksion policor.

Në fjalën e tij Kotevski theksoi se; "Të mbarojë e gjitha dhe më pas ju tregoj se çfarë po ndodh. Besoj është akson për përndjekje të kriminelëve."

Gazeta Lajm ka arritur të kontaktojë me disa banorë të fshatit Malinë, të cilët e kanë përshkruar situatën momentale në këtë fshat.

"Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit i gjith fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. ", deklaroi banorja Ganimete Saliu.

"Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë", shton ajo. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori