Rama ka një thirrje për shqiptarët: Ju lutem, ju lutem mos e hidhni në kosh!

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në “Opinion” ku po flet në lidhje me zhvillimet e virusit COVID-19 në vend dhe masat e marra nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse fasha e orarit të vendosur nga qeveria është e paktë, gjë e cila po shkakton rradhë dhe fluks njerëzish.

Rama ka deklaruar se orari është i mjaftueshëm duke bërë thirrje deri në lutje që njerëzit të mbajnë rradhë dhe të respektojnë distancën mes njëri-tjetrin në mënyrë që të mos nxitet përhapja e virusit që po frikëson botën.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e hidhni në kosh punën e madhe që po bëjmë në këtë luftë ndaj këtij virusi…”- tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 20:22