Aksion policor edhe në Vizbeg të Shkupit
Policia maqedonase ka ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion në Vizbeg të Shkupit.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, në një prononcim për portalin SHENJA, ka konfirmuar aksionin policor duke sqaruar se, policia ka kërkuar një person për të cilin është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Kaq dihet për momentin, ndërsa pritet që në orët në vijim policia të jap detaje më të hollësishme.

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua një tjetër aksion policor: në fshatin Hotël, në fshatin Brezë dhe në fshatin Mateç, ku u arrestuan 7 persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Grupit të Kumanovës. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2015, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori