Aksion për ofrim të shërbimit mjekësor në zonat malore
Një ekip mjekësh në Maqedoni ka nisur aksionin për ofrim të mbrojtjes shëndetësore në viset malore. Grupi i mjetëve nga Shtëpia Shëndetësore dhe përfaqësues nga Qendra për Menaxhim, si dhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, u ofron ndihmë të domosdoshme mjekësore banorëve në fshatin malor Brezë pas informacionit për dukuri të paraqitjes së gripit tek shumë fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë sot informon se janë kryer kontrolle të 15 fëmijëve të moshës prej gjashtë muajve deri në 10 vjeç, ndërsa janë kontrolluar edhe nëntë fëmijë të rritur.

Një pjesë e fëmijëve të kontrolluar kanë patur simptoma të gripit dhe ftohjes, ndërsa tek dy persona është konstatuar fotografi klinike më e rëndë me temperaturë më të lartë dhe frymëmarrje të rënduar.

Tek të gjithë të kontrolluarit është caktuar terapi dhe janë siguruar ilaçet e nevojshme, ndërsa janë dhënë edhe rekomandimet dhe këshilla për veprim në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori