Përplasi tre makina te kryqëzimi i “Vasil Shantos” dhe ia mbathi me mjetin e tij, arrestohet 24-vjeçari nga Hasi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 24-vjeçarin nga Hasi, i cili mbrëmjen e së enjtes teksa po drejtonte automjetin e tij te kryqëzimi i “Vasil Shantos” në Tiranë ka goditur tre makine të tjera.

Si pasojë e aksidentit 4 persona mbetën të plagosur.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit mësohet se shtetasi me ininciale A.Q, banues në Has, ka goditur tre automjete të tjera, duke lënë të plagosur katër persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë, se aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30, te kryqëzimi i “Vasil Shantos”, Si pasojë e aksidentit u dëmtuan drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M.,.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:

AQ., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera.

/Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 13:35