Aksident tragjik, vdesin tre të rinj
Tre të rinj kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur në lindje të Maqedonisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas njoftimeve të para të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në fshatin Budinarci të Berovës, kur makina e tipit “Audi” me targa sllovene është përplasur me një kamion dhe më pas ka humbur drejtimin duke rënë nën rrugë dhe humnerë.

Në këtë aksident fatal kanë humbur jetën tre të rinj, të cilët ishin në makinë. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet dhe detajet e tjera akoma nuk janë publikuar. MPB njoftoi se nesër do të jap hollësi lidhur me këtë aksident.
Shtuar më 04/11/2011, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori