Aksident tragjik në rrugën Shtip-Veles, 3 të vdekur
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën rajonale Shtip-Veles tek vendi i quajtur “Pika e zezë”.

aksident janë përfshirë makina të tipit “Golf 4” dhe “Golf”.
Në makinën “Golf” me targa të Kumanovës ndodheshin katër persona, një burrë, dy gra dhe një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë burri dhe njëra grua, ndërsa bashkëudhëtarja tjetër është dërguar në spitalin e Velesit ku ka ndërruar jetë, ndërkaq fëmijë është vendosur në Qendrën për urgjencë në Shkup.

Pritet të vërtetohet identiteti i të vdekurve. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori